Lamine Yamal dhe Spanja
Kanë kaluar 25 vite nga hera e fundit që Spanja dhe Austria janë përballur në një ndeshje zyrtare, konkretisht më 1 gusht të vitit 2001, kualifikueset e Botërorit 2002, e fituar 4 – 0 nga “Furia e Kuqe”.
Në Kupën e Botës 2026, Spanja konsiderohet favoritja e madhe së bashku me Francën, ndërsa në “letër” nuk pritet të ketë probleme karshi Austrisë.
Takimi i sotëm, i vlefshëm për fazën e 1/32-ave në Botërorin “amerikan”, do të nis prej 21:00 me orën lokale në Shqipëri. Sfida do të mbahet në “SoFi Stadium”, i cili ka kapacitet prej 70.492 spektatorë, i ndodhur në shtetin e Kalifornisë.
Poll
