Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ 5 gola dhe përmbysje “thriller”, Belgjika i “djeg” kualifikimin Senegalit në limite

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ 5 gola dhe përmbysje “thriller”, Belgjika i
Belgjikë - Senegal

Ndeshja Belgjikë – Senegal, rezultoi “finale” e vërtetë, e përfunduar 3 – 2 pas kohës shtesë në favor të evropianëve. Shifrat arritën deri në 2 – 0 për Senegalin, pas finalizimeve të Diarra, minuta e 24-të dhe Sarr (51’).

Në këtë “lupë”, u duke se gjithçka kishte përfunduar dhe senegalezët e “hipotekuan” kualifikimin për fazën tjetër. Edhe vetë tifozët e belgë nuk e besuan një “skenar” të tillë.

Brenda 3 minutash, Belgjika barazoi me golat e Lukaku dhe Tielemans (86’, 89’). Në limitet e kohës shtesë, 120+5, u akordua penallti për ekipin e drejtuar nga Garcia, e përkthyer në gol prej Tielemans, finalizimi i kualifikimit. Në raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026, Belgjika do të përballet me SHBA-në.  

GOLAT E NDESHJES  

Poll

Lexo gjithashtu