Meksika po zhvillon paraqitje spektakolare në Kupën e Botës 2026. Vetëm para disa orësh, “Astekët” eliminuan në fazën e 1/32-ave Ekuadorin me rezultatin e pastër 2 – 0.
Nëse e shikojmë në plan të gjerë, pas 4 ndeshjesh në kompeticionin që po mbahet, Meksika nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa konkurrohet vetëm nga Spanja.
Prapavija e “hekurt” dhe sulmi “vrastar” në rastet e krijuara, i kanë kthyer organizatorët në “kërcënim” për çdo kombëtare. Në raundin e 1/16-ave, Meksika do të përballet me fituesin e çiftit Angli – Republika Demokratike e Kongos.
Nëse i referohemi arritjes më të madhe të “Astekëve” në një Kupë Bote, përkon me çerekfinale, 2 herë, konkretisht më 1970 dhe 1986, në të dyja rastet si organizator.
