Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Franca me themele të forta drejt trofeut, “shkel” edhe Suedinë! Kylian Mbappe ndjek “këmba këmbës” Messin

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Franca me themele të forta drejt trofeut, “shkel” edhe
Kylian Mbappe

Franca vazhdon të tregojë më së miri arsyen pse mbetet një prej pretendentëve për të fituar Kupën e Botës. Këtë herë, “Gjelat” mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 Suedinë, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “MetLife Stadium” të New Yorkut.

Pa më të voglin dyshim, francezët ishin më superiorë se kundërshtari, duke treguar nivel, këmbëngulje dhe vendosmëri përgjatë 90 minutave. Protagonisti i kësaj mbrëmjeje rezultoi i zakonshmi Kylian Mbappe, i cili shënoi dopietën e tretë në këtë Botëror, duke marrë “mbi shpinë” fatin e kombëtares.

Fillimisht, sulmuesi qëlloi i saktë në një aksion “vdekjeprurës” të Francës, por për fatin e tij të keq, goli u bë i pavlefshëm për shkak të pozicionit jashtë loje. Mirëpo, Mbappe e kishte vendosur se do të linte sërish gjurmë dhe në minutën e 45-të, përpara përfundimit të pjesës së parë, në një kombinim “mjeshtëror” me Ousmane Dembele, çon topin në fundin e rrjetës për avantazhin 1-0.

Në fraksionin e pjesës së dytë, Bradley Barcola shënon të dytin e takimit, i shërbyer saktë nga Michael Olise në të 53-tën minutë, përpara se Mbappe të regjistronte emrin e tij për të dytën herë në repertorin e golashënuesve.

Momentalisht, “bomberi” i Realit qëndron pas Messit në kuotën e futbollistëve që kanë shënuar më shumë gola në historinë e këtij turneu, duke shkuar në kuotën e 18 të tillëve, 1 më pak se “Pleshti” argjentinas. Sa i takon renditjes aktuale, Mbappe ka të njëjtën kuotë finalizimesh me ish-shokun e skuadrës te PSG-ja, 6 sosh.

Rezultati 3-0 dhe Franca hedh themelet drejt trofeut e sigurt pasi deri në këto momente, nuk është se ka “njohur” kundërshtar. Në raundin pasardhës, skuadra e Didier Deschamps do të masë forcat përballë “surprizës” Paraguai që eliminoi Gjermaninë. Ndeshja do të luhet më 4 korrik në orën 23:00.

(PËRMBLEDHJA: FRANCË – SUEDI)

Poll

Lexo gjithashtu