Në emisionin “Mega Botërori” në A2CNN, ka pasur diskutim të “nxehtë”, mes menaxherit të futbollistëve Roland Çelmeta dhe gazetares Mirela Haxhiaj.
Gjithçka kishte të bënte me Francën dhe impaktin e saj në këtë Botëror, ku Çelmeta nuk hezitoi ta konsideronte kombëtare të Afrikës, për shkak të origjinës së lojtarëve, por që u kundërshtua menjëherë nga gazetarja Haxhiaj.
Në diskutim e sipër, Roland Çelmeta e kaloi edhe në personale ndaj gazetares, duke u shprehur: “Të diskutojnë femrat për futbollin, ça të them unë!
Shiko kush ka bërë ndonjë gossip, mos diskuto për futbollin fare. Mos të më tregojë mua, ndrysho rregullat e FIFA-s. Absolutisht jo!
Jemi në studio, pra kaq. Unë nuk po i them ndrysho mendim. Ça kombëtare moj… Pse e ke për turp të thuash që Franca përfaqësohet nga lojtarë të Afrikës. Thuaje moj thuaje…”
