Gjermania do të përballet mbrëmjen e sotme përballë Paraguait, në ndeshjen e fazës me eliminimin direkt, prej orës 22:30. Në letër, “Pancerat” janë dukshëm më favoritë, edhe pse në këtë pikë të rëndësishme të turneut, nuk duhet nënvlerësuar asnjë detaj ndaj kundërshtarit.
Sakaq, disa deklarata të ardhura nga legjenda e Anglisë, sa i përket paraqitjeve të shfaqura deri më tani nga gjermanët në këtë Botëror, kanë nxitur jo pak reagime. Ish-sulmuesi ishte shumë i drejtpërdrejtë, kur tha se kjo skuadër kombëtare është një nga më të dobëtat në historinë e Gjermanisë.
Kaq ka mjaftuar që Kai Havertz, t’i japë një përgjigje kësaj “zhurme”. I pyetur nga gazetarët, ai u ndje i pashqetësuar rreth asaj çfarë qarkullon përreth kampit të skuadrës, ndërsa “thumboi” jo pak anglezin.
“As nuk e kam lexuar çfarë ka thënë. Shumë njerëz fillojnë të flasin për ty, sidomos në një turne si ky. Ne kemi tashmë shumë analistë. Kur fillojnë e flasin, në një moment bëhet e tepërt. E kanë shumë të lehtë të kritikojnë nga jashtë, por mua s’më interesojnë fare të tillla deklarata”, u shpreh Havertz.
