Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Shërbeu asistin për golin e fitores, Luka Modric ia “pret gjunjët” tifozëve të Kroacisë dhe Milanit me mesazhin “misterioz”: Po shijoj çdo moment, fundi im është afër

Shkruar nga NEWSPORT
Shërbeu asistin për golin e fitores, Luka Modric ia “pret
Luka Modric

Edhe pse 40 vjeç, Luka Modric e vërteton më së miri që klasi i tij është i përjetshëm dhe nuk “plaket” kurrë. Mesfushori veteran i Kroacisë ndihmoi të tijët, duke shërbyer golin e fitores 2-1 ndaj Ganës, triumf ky që i dhuroi edhe kualifikimin në raundin tjetër, aty ku do të përballen me Portugalinë.

Një paraqitje siç jemi mësuar ta shohim në fushë, por me deklaratat e fundit të dhëna prej tij që mund të shqetësojnë jo pak, kombëtaren dhe më specifikisht Milanin.

“Po e shijoj vërtetë çdo ndeshje tani, çdo seancë stërvitore sepse tashmë e di që jam në një moshë ku fundi është pranë në çdo moment”, ishin fjalët e Modric të dhëna për mediat.

Si duket, kroati i cili ka fituar pothuajse gjithçka në karrierën e tij, ka treguar dhe indikacionet e para rreth të ardhmes, teksa në anën tjetër, Milani e pret krahëhapur për një tjetër mundësi bashkëpunimi me fanellën kuqezi. Gjithçka, Modric do ta sqarojë pasi të përfundojë rrugëtimi i Kroacisë në Kupën e Botës, teksa një propozim për të vlen dhe nga Real Madrid, me një pozicon në strukturat drejtuese. 

Poll

Lexo gjithashtu