Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Dembele shpërblehet pas paraqitjes ndaj Norvegjisë, surprizon ylli i Senegalit! Njihuni me MË TË MIRËT e raundit të 3-të në Kupën e Botës

Shkruar nga NEWSPORT
Dembele shpërblehet pas paraqitjes ndaj Norvegjisë, surprizon ylli i
Ousmane Dembele

Faza e rregullt e grupeve e tha fjalën e saj të fundit në ndeshjet e zhvilluara mëngjesin e të dielës, të vlefshme për raundin e 3-të.

Pas përfundimit të tyre, ku radhën do ta marrë sfida e parë me eliminimin direkt, mes Afrikës së Jugut dhe Kanadasë që do të luhet sot prej orës 21:00, platforma e njohur për statistikat dhe vlerësimet e performancës së futbollistëve në fushën e lojës, “Sofascore”, ka publikuar formacionin më të mirë të javës, në kuadër të këtij raundi final të grupeve.

Një rreshtim 4-1-4-1, ku në portë ndodhet portieri i Zvicrës, Kobel me vlerësimin 8.9. Mbrojtja përbëhet nga Hakimi i Marokut (7.9), Van Hecke i Holandës (9.1), Gabriel i Brazilit (9.1) dhe Chaves i Meksikës (8.1)

Përpara mbrojtjes qëndron Gueye i Senegalit (9.9), ndërsa ofensiva përbëhet nga Dembele i Francës (10 absolute), De Bruyne (9.0), Bellingham i Anglisë (9.3), Vinicius i Brazilit (9.3), ndërsa sulmin e udhëheq Ndiaye i Senegalit (8.7).

Team of the Week provided by Sofascore
Poll

Lexo gjithashtu