Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Gabimi fatal që i kushtoi eliminimin Uruguait, legjenda amerikano-latine në gjendje të rëndë emocionale: Po vuaj, nuk e kisha menduar kurrë…

Shkruar nga NEWSPORT
Gabimi fatal që i kushtoi eliminimin Uruguait, legjenda amerikano-latine
Fernando Muslera dhe Luis Suarez

Uruguai mund të konsiderohet dështimi më i madh deri tani në Kupën e Botës 2026, pasi nuk kaluan dot Grupin H. Ndonëse kishin kundërshtarë Spanjën, Kepin e Gjelbër dhe Arabinë Saudite, s’ia dolën dot të merrnin as vendin e 2-të. Disfata e fundit me Spanjën i kushtoi shumë, ndërsa gabimi fatal erdhi nga portieri legjendar Fernando Muslera.

Në minutën e 43-të, Baena nga kampi i Spanjës, goditi topin drejt portës rivale. Ndonëse për Muslerën kjo tentativë ishte qendrore, ai nuk e zotëroi dot dhe u kthye në gol për iberikasit.

Pas ndeshjes dhe eliminimit, “gardiani” uruguian ka folur për mediat, ndërsa është evidentuar në gjendje të rëndë emocionale. “Unë nuk pata një Kupë Bote të mirë. Më dhemb shumë, sepse u përgatita jashtëzakonisht mirë për këtë turne.

Më vjen keq. Ua kam thënë shokëve të skuadrës dhe dua t’ia them të gjithë Uruguait. Po vuaj. Nuk e kisha menduar kurrë se sporti do të më bënte të vuaja kaq shumë. Më falni”, u shpreh Muslera.

Poll

Lexo gjithashtu