Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E KRYER/ Ka fituar gjithçka me Interin, mbrojtësi lë “thatë” zikaltërit dhe kalon te gjiganti grek

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Ka fituar gjithçka me Interin, mbrojtësi lë
Stefan De Vrij

Një goditje e madhe për futbollin grek. Mbrojtësi holandez, Stefan de Vrij ka pranuar të bashkohet me ekipin e Panathinaikos.

Lojtari, i cili vjen me parametra zero pas eksperiencës së tij me Interin, ka arritur marrëveshjen me klubin grek. Sipas raportimeve nga gazetati sportiv Fabrizio Romano, akordi mes palëve është mbyllur dy ditë më parë, ndërsa të hënën pritet që mbrojtësi të udhëtojë drejt Athinës për të kryer vizitat mjekësore dhe për të hedhur firmën në kontratë.

De Vjij ka luajtur 8 sezone me fanelën zikaltër, duke u bashkuar me Interin në korrik të 2018. Gjatë këtyre sezoneve holandezi fitoj tituj të rëndësishëm me Interin , përfshi 3 tituj Serie A, 3 Kupa të Italisë dhe 4 Superkupa të Italisë. Ky transferim shënon një përforcim të rëndësishëm për repartin e prapavijës së Panathinaikos, duke shtuar eksperiencën ndërkombëtare në skuadër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Fabrizio Romano (@fabriziorom)

Poll

Lexo gjithashtu