Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LA LIGA

Tërmeti “vdekjeprurës” me 32 viktima në Venezuelë, reagon mes dhimbjesh edhe klubi i Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
Tërmeti “vdekjeprurës” me 32 viktima në
Klubi i Real Madrid dhe pamjet nga tërmeti në Venezuelë

Venezuela u përball me dy tërmete të fuqishme ditën e sotme, duke sjellë deri në këto momente një bilanc të frikshëm prej 32 viktimash dhe 700 të tjerë të plagosur.

Lëkundjet e para regjistroi magnitutën 7.2 ballë, ndërsa ai i radhës 7.5 ballë, çfarë rezultoi në pasoja të tmerrshme për këdo që i përjetoi këto momente të vështira.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, ka patur edhe një reagim publik nga klubi i Real Madridit, të cilët përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehin ngushëllimet e tyre më të sinqerta dhe solidaritet për viktimat e tragjedisë si dhe mbështetjen e tyre për të plagosurit.

POSTIMI:

"Klubi i Real Madrid, presidenti i tij dhe Bordi Drejtues shprehin trishtimin e tyre më të thellë dhe solidaritetin me viktimat e tërmetit që ka goditur Venezuelën në orët e fundit.

Klubi ynë dëshiron t’u përcjellë ngushëllimet më të sinqerta dhe mbështetjen e tij familjeve të atyre që kanë humbur jetën, si edhe mbarë popullit të Venezuela.

Gjithashtu, u urojmë shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve dhe u shprehim mbështetjen, kujdesin dhe solidaritetin tonë në këtë moment të vështirë". 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Poll

Lexo gjithashtu