Malaga ka siguruar rikthimin në elitën e futbollit spanjoll, pasi mposhti në ndeshjen e fundit Almerian me rezultatin 1-2.
Bardheblutë iu falën dy golave të shënuar nga Chupe dhe Larrubia, përpara se Baptisao për vendasit të ngushtonin diferencat, por që në fund shërbeu vetëm për statistikë.
Në këtë mënyrë, ish skuadra e Armando Sadikut dhe Keidi Bares i jep fund “regjimit” në ligën inferiore dhe sezonin e ardhshëm do të luajë në La Liga, kompeticion ky që i mungon prej 8 vitesh.
Kujtojmë se ish-sulmuesi i Kombëtares, ishte pjesë e këtij ekipi në sezonin 2019/2020 ku shënoi 13 gola në 38 paraqitje, si i huazuar nga Levante, ndërsa mesfushori iu bashkua bardhebluve në vitin 2018, ku gjithsej u paraqit në 48 ndeshje.
