Barcelona ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit 18-vjeçar ekuadorian, Josue Caicedo, nga klubi ekuadorian LDU Quito.
Sipas raportimit të gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano marrëveshja do të realizohet fillimisht në formë huazimi me opsion blerjeje në fund të sezonit. Paketa totale e operacionit pritet të arrijë rreth 2.5 milionë euro, ndërsa LDU Quito ka pranuar ofertën e klubit katalanas.
Caicedo, i lindur në vitin 2007 dhe që aktivizohet si anësor ofensiv, ka dhënë pëlqimin e tij për t’iu bashkuar Barcelonës. Fillimisht ai do të jetë pjesë e Barcelona B, ku do të vazhdojë zhvillimin e tij me synimin për të arrirë në ekipin e parë në të ardhmen.
Ky transferim konfirmon edhe një herë fokusin e Barcelonës te talentet e reja nga Amerika Latine, ndërsa Caicedo konsiderohet një nga premtimet më të mëdha të futbollit ekuadorian.
View this post on Instagram

