Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

EKSKLUZIVE/ Dy "ish"-ë tentuan rikthimin në Rrogozhinë, Egnatia i mbylli derën edhe yllit të Vllaznisë që ishte gati të linte Shkodrën (PRAPASKENAT)

Shkruar nga Nikoll Rajta
EKSKLUZIVE/ Dy "ish"-ë tentuan rikthimin në Rrogozhinë,
Egnatia

Egnatia është një nga klubet më aktive në këtë fillim merkatoje verore. Klubi rrogozhinas ia ka dalë që të sigurojë shërbimet e lojtarëve si Geralb Smajli, Eneo Bitri, Karim Loukili, Alessandro Kacbufi, Andrey Yago.

Emra të tjerë që dolën në “orbitën” e kampionëve të Shqipërisë, ishin edhe Edison Ndreca me Regi Lushkjën. Burime të sigurta për “Newsport.al” raportojnë se ish-ët e Rrogozhinës i janë vetëofruar Egnatias, mirëpo kanë marrë përgjigje negative.

Me refuzimin e Egnatias, Lushkja zgjodhi transferimin te Al Dhafra, ndërsa Ndreca përflitet për një kalim në Shkodër, edhe pse ky i fundit s’ka kryer asgjë.

Madje, “Newsport.al” zbulon se ish-ët nuk ishin të vetmin që donin rikthimin në Rrogozhinë. Egnatias iu vetëofrua edhe sulmuesi i Vllaznisë, Lirim Kastrati, por asnjë dritë jeshile edhe për anësorin 27-vjeçar nga Kosova.

Kujtojmë që Egnatia ka nisur përgatitjet në Bullgari në kuadër të ndeshjeve evropiane. Në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League, kampionët e Superiores do të përballen me moldavët e FC Petrocub. /Nikoll RAJTA/

Poll

Lexo gjithashtu