Vllaznia zhvilloi ditën e sotme miqësoren me Deciq, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Takimi i zhvilluar në stadiumin "Loro Boriçi" përfundoi në barazimin 1-1.
Goli për skuadrën e drejtuar nga trajneri Edi Martini e shënoi Geralb Kumazi. Një sinjal pozitiv për shkodranët të cilët do të vijojnë me përgatitjet edhe në ditët në vazhdim, për të qenë plotësisht të gatshëm për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Conference League, ku kuqeblutë do të masin forcat përballë klubit tjetër shqiptar, Malisheva e cila militon në Superligën e Kosovës.
Sa i takon merkatos, Vllaznia vijon të jetë aktive. Duhet thënë se në këto çaste, dominojnë më shumë lëvizjet në dalje dhe të vetmet afrime spikasin ato të Herald Markut, Patrik Bardhit dhe së fundmi, kroatit Bruno Brajkovic.
