Marco Palestra ishte nje nga zbulimet më të mëdha në sezonin e fundit në Serie A. 21-vjeçari bëri një sezon fantastik me ekipik e Cagliarit ku ishte i huazur nga Atalanta, duke zgjuar interesimin e shumë klubeve në europë.
Inter është klubi kryesorë në garë për shërbimet e mbrojtësit e krahut të djathtë, madje palët kanë rënë dakot prej kohësh për kushtet personale për një kontratë 5-vjeçare dhe një pagë 3 milionë euro në sezon.
Sipas asaj që raporton “Corriera dello Sport”, së fundmi për italianin ka pasur një interesim konkret nga Chelsea, por që është refuzar menjëherë nga Palestra.
Palestra kërkon vetëm kalimin te Inter dhe shpreson që zikaltërit të gjejnë gjuhën financiare me Atalantën. Klubi bergamask kërkon 55 milionë euro për katonin e talentit italian, deri më tani Inter ka bërë një ofertë deri në 45 milionë euro.
