Marcus dhe Khephren Thuram
Khephren Thuram mund të jetë një nga surprizat e merkatos verore. Mesfushori francez mund të largohet nga Juventus pasi nuk është më pjesë e projektit të klubit.
Sipas asaj që zbulon “Tuttosport”, 25-vjeçari edhe pse është në kontratë me klubin deri në vitin 2029, ai mund të largohet nëqoftëse vjen oferta e duhur për të.
Për francezin ka interes nga klubet e Premier League si Liverpool dhe Manchester United, gjithashtu mesfushori është dhe në radarët e Galatasaray-it por turqit janë më pak favorit.
Tek Juventus janë të hapur për largimin e Thuram dhe klubet duhet të ofrojnë jo më pak se 40 milionë euro.
Poll
