Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

ZYRTARE/ E gjithë Superiorja ishte pas tij, klubi jep njoftimin e papritur për ish-sulmuesin e Kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ E gjithë Superiorja ishte pas tij, klubi jep njoftimin e papritur
Valon Ahmedi

Valon Ahmedi nuk është më pjesë e FC Bishkek City. Sulmuesi 31-vjeçar ka mbyllur aventurën me ekipin nga Kirgistani, edhe pse kontrata përfundonte në dhjetor të këtij viti.

Palët kanë rënë dakord për të mbyllur kështu bashkëpunimin mes tyre, ndërsa Ahmedi u bashkua me Bishkek në shkurt të vitit 2026. Lajmin për këtë largim e ka bërë të ditur vetë klubi.

“Faleminderit, Valon Ahmedi! Faleminderit për kohën që kalove në klubin tonë dhe për kontributin tënd për ekipin. Të urojmë shëndet, suksese në të gjitha angazhimet e tua të ardhshme dhe arritje të reja. Urojmë që rrugëtimi yt futbollistik të jetë gjithmonë i mbushur me fitore, kujtime të bukura dhe momente të ndritshme”, shkruan Bishkek City.

Kujtojmë që për ish-sulmuesin e Kombëtares shqiptare ka pasur interesim serioz nga Superiorja. Partizani, Vllaznia dhe Tirana kanë qenë pas tij, ndërsa tani pritet të shihet se ç’do të vendosë Ahmedi si një “lojtar i lirë” që është.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????? ???????????????????????????? ???????????????? (@fcbishkekcity)

 

Poll

Lexo gjithashtu