Elseid Hysaj
Miqësorja e sotme që Shqipëria do të luajë përballë Luksemburgut, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” prej orës 20:00, është e një rëndësie të veçantë për Elseid Hysajn.
Mbrojtësi i cili ka marrë dhe shiritin e kapitenit në formacionin e përzgjedhur të trajnerit Rolando Maran, do të paraqitet për herë të 100-të me fanellën e Shqipërisë dhe sigurisht që do tentojë të dhurojë një paraqitje të denjë në fushën e lojës.
Kujtojmë se përballja e parë miqësore ndaj Izraelit përfundoi me humbje 0-1, ku Hysaj luajti deri në minutën e 88-të.
32-vjeçari është futbollisti me më shumë paraqitje te Kombëtarja, ndërsa top 3-shen e plotësojnë Lorik Cana me 93 të tilla dhe Etrit Berisha me 81.
Poll
