Gjatë ditëve të fundit, kanë qarkulluar masivisht informacione se sulmuesi i Shqipërisë, Arbër Hoxha do të kalonte nga Dinamo Zagreb te Widzew Lodz. Megjaithë, qasja e gazetarit polak Tomasz Wlodarczyk, i ndryshon të gjithë “skenarët”.
Wlodarczyk shprehet i bindur se transferimi i shqiptarit te Widzew Lodz nuk do të ndodh, pavarësisht aludimeve. Nuk jepen më shumë detaje, nëse ka të bëjë me kërkesat e Dinamo Zagreb apo sulmuesi kuqezi kërkon ekip më “dinjitoz” në arenën e futbollit evropian.
Hoxha ka kontratë me skuadrën nga Zagrebi deri në verën e vitit 2029-të, ndërsa kartoni i tij vlen 3 milionë euro sipas “Transfermarkt”. Para disa muajësh, qarkulluan informacione se për 27-vjeçarin ishte i interesuar edhe Hull City në Angli.
