Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shifër HISTORIKE, Elseid Hysaj jep “leksion” edhe jashtë fushës së blertë

Shkruar nga NEWSPORT
Shifër HISTORIKE, Elseid Hysaj jep “leksion” edhe jashtë
Elseid Hysaj

Në miqësoren kundër Luksemburgut, mbrojtësi i Kombëtares Elseid Hysaj regjistroi paraqitjen numër 100-të, arritje historike për një lojtar me fanelën e Shqipërisë. Para disa minutash, mbrojtësi 32-vjeçar, ka ndarë për ndjekësit postim në Instagram.

“100… Krenari…”, shkruan Hysaj, teksa në sfond është fotoja me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, krahas fanelës me shifrën “100”.

Edhe pse kjo statistikë nuk është “shkelur” nga asnjë futbollist në historinë e Kombëtares, shkodrani tregon thjeshtësi dhe përultësi.

Ai ka debutuar më 6 shkurt të vitit 2013-të kundër Gjeorgjisë, e humbur 1 – 2, ku u fut në lojë si zëvendësues. Në këtë periudhë, trajneri i Shqipërisë ishte Giovanni De Biasi.    

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Elsi ⚽️⚽️ #23 ????⚫️ #4 (@elsihysaj)

Poll

Lexo gjithashtu