Ernest Muçi
Mediat në Turqi, kanë zbuluar detajet nga kontrata e re që sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi ka nënshkruar me klubin e Trabzonspor.
“aspor” bën të ditur se ish-sulmuesi i Tiranës, ka firmosur deri në verën e vitit 2029-të, me opsion edhe për 1 vit shtesë. Paga është 2.5 milionë euro për sezon, por mund të shkoj në 2.7 milionë euro, nëse futbollisti pranon të ushtrojë opsionin edhe për 1 vit shtesë.
Nëse i referohemi lojtarëve shqiptar, përsa i takon pagave dhe Ernest Muçit, kjo është një “çmenduri”. Me këtë “skemë”, plani i klubit të Trabzonspor nuk është ta mbaj edhe për një sezon Muçin, por ta “blindoi” edhe për të ardhmen.
View this post on Instagram
Poll
