Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Armando Broja në version ndryshe, sulmuesi i Kombëtares befason tifozin e vogël

Shkruar nga NEWSPORT
Armando Broja në version ndryshe, sulmuesi i Kombëtares befason
Armando Broja

“Pyka” e Kombëtares, Armando Borja nuk po përjeton moment të mirë në karrierë. Edhe pse u tranferua me “zhurmë” te Burnley në Premier League gjatë verës së vitit 2025, asgjë nuk po shkon ashtu siç pritej.

Dëmtimet e shpeshta dhe mungesa e minutazhit, kanë ndikur që 24-vjeçari t’i humbas reflekset para portës. Gjithsesi, përmes një “story” të fundit në Instagram, ai ka befasuar tifizin e vogël të Kombëtares.

“Hajde te hoteli te stadiumi, kam një surprizë për ty”, mesazhi që Broja i ka dërguar vogëlushit. Ishte pikërisht ky tifoz i vogël që u bë viral në shkallët e stadiumit “Air Albania” gjatë ndeshjes Shqipëri – Izrael, duke thirrur emrin e sulmuesit të Kombëtares. Kuqezinjtë e drejtuar nga Rolando Maran luajn sonte miqësoren e radhës kundër Luksemburgut, sërisht në Tiranë.

Armando Broja në version ndryshe, sulmuesi i Kombëtares befason
"Story" i Armando Brojës

    

Poll

Lexo gjithashtu