Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vazhdojnë “spastrimet” te kampionët e Superiores, e “pëson” edhe sulmuesi i huaj

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vazhdojnë “spastrimet” te kampionët e Superiores,
Albanese dhe Yahaya

Vazhdon “eksodi” i largimeve te klubi i Egnatias. Vetëm para disa minutash, kampionët e Superiores kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me qendërsulmuesin Mohammed Yahaya.

“Faleminderit, Mohammed Yahaya! Përkushtimi, sakrifica dhe kontributi yt do të mbeten gjithmonë pjesë e historisë sonë. Të urojmë suksese në çdo hap të karrierës dhe jetës tënde”, shkruhet në postimin e Egnatias.

21-vjeçari nga Gana, iu bashkua ekipit rrogozhinas në verën e vitit 2024, ama jo në gjendje për të bërë diferencën në majë të sulmit. Me skuadrën shqiptare, Yahaya numëron 3 trofe të fituar, 2 kampionate dhe 1 Superkupë.   

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KF EGNATIA (@egnatia.al)

Poll

Lexo gjithashtu