Taulant Balla & ekipi i Egnatias
Egnatia ka festuar mbrëmjen e sotme titullin e 3-të kampion në histori dhe të 3-tin radhazi në “Abissnet Superiore”. Pjesë e festës në Rrogozhinë ka qenë edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Ky i fundit ka ndarë një video mjaft të bukur nga festa e rrogozhinasve. “Sonte në festën e Egnatias në Rrogozhinë, për fitoren e kampionatit”, shkruan politikani socialist në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Egnatia siguroi titullin e tretë radhazi në Superiore, pas fitores 2-0 përballë Dinamos në ndeshjen e fundit “Final Four”.
Poll
