Klubi i Partizanit në seancën stërvitore
Të dielën, Partizani do të luajë testin e dytë miqësor, në drejtimin e trajnerit Florin Bratu. Këtë radhë, të kuqtë do të vihen përballë Skënderbeut, rival në Superiore në sezonin e ardhshëm 2026/27.
Pas humbjes në debutim ndaj Besës së Kavajës, rumuni është optimist se skuadra e tij do të shfaqë rendimentin e duhur në fushën e lojës dhe për të dhuruar një performancë bindëse, përpara se të nisë edhe kampionati.
Sfida do të luhet në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” dhe do të nisë prej orës 18:00.
Poll
