Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Në prag të duelit me Partizanin, Julian Ahmataj “çon peshë” tifozët: Për Skënderbeun s’ka miqësore, presim edhe 2-3 lojtarë të tjerë

Shkruar nga NEWSPORT
Në prag të duelit me Partizanin, Julian Ahmataj “çon
Julian Ahmataj ©Credits: RTSH Korça

Pas emërimit të Julian Ahmatajt si trajner, Skënderbeu i elitës po merr formë. Të dielën, korçarët do të përballen me Partizanin në stadiumin e Pogradecit, ndërsa ka folur edhe vetë tekniku u “bardhekuqve”, Ahmataj.

“Formimi i grupit po konkretizohet tashmë dhe patjetër që po hedhim bazat për një sezon të shëndetshëm. Kjo periudha e parë është shumë e rëndësishme. Uroj që mos kemi dëmtime këtë periudhë sepse lojtarët nuk vijnë të gjithë në formën e tyre më të mirë.

T’i sjellim gradualisht në formën e tyre më të mirë që t’i marrim maksimumin përgjatë sezonit. Presim edhe 2-3 lojtarë të tjerë, pjesa tjetër pothuajse ka ardhur dhe është pjesë e organikës. Për ne nuk ka miqësore, ka filluar një garë kampionati dhe patjetër që do të japim maksimumin”, tha Ahmataj.

Poll

Lexo gjithashtu