Boksieri Kristian Prenga & Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi
Kristian Prenga ngjitet mbrëmjen e sotme në ring, për një përballje tepër historike. Boksieri shqiptar do të përballet me ikonën britanike Anthony Joshua, duel ky që do të zhvillohet në Riyadh të Arabisë Saudite.
Në mbështetje të Prengës, ka ardhur edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Ministri Nufi ka reaguar në rrjetet sociale, duke u shprehur mjaft optimisit, se boksieri mirditor do të bëjë mrekullinë e do të triumfojë përballë Anthony Joshua.
“Shumë suksese sonte Kristian Prenga! Jam i bindur se sakrificat që ke berë deri tani, puna e palodhur dhe përkushtimi i pashoq do të të nxjerrin faqebardhë duke na bërë krenarë në ndeshjen e sotme! Gjithë shqiptaria është me ty! Paç fat”, shkruan Nufi.
Poll
