Ilustrim: Anthony Joshua - Kristian Prenga
Në një postim në rrjetet sociale boksieri shqiptar Kristian Prenga ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve. Boksieri shfaqet duke u stërvitur intensivisht për sfidën me Anthony Joshua, e cila do të zhvillohet me datë 25 korrik në Arabinë Saudite.
Në fotografinë e postuar Prenga shihet duke grushtuar thesin, ndërsa në përshkrim shkruan: “Tjetër nivel pune, fokusi dhe disipline”.
Spotisti lë të kuptohet se po stërvitet fort për të mposhtur “gjigantin” britanik. Ky përkushtim ka ngjallur reagim pozitiv te fansat që presin një paraqitje të fortë të tij në ring.
Poll
