Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

“Nuk ekziston asnjë raport mes nesh”, babai i Tyson Furyt “mohon” boksierin e famshëm: Nuk më dëgjoi kurrë në jetën e tij

Shkruar nga NEWSPORT
“Nuk ekziston asnjë raport mes nesh”, babai i Tyson Furyt
John Fury dhe djali i tij Tyson Fury

Fama e tij ka kapur majat në arenën botërore sa i përket karrierës së tij në boks, por jeta personale e Tyson Furyt fsheh një dramë të vërtetë njerëzore.

Babai i “The Gupsy King” ka shokuar me rrëfimin e bërë së fundmi, ku flet për një marrëdhënie gati inekzistente mes tij dhe të birit, dhe kjo për shkak të zanatit që ata kanë ndarë së bashku. Një “dashuri e vjetër”, por që po kthehet në një makth serioz për prishjen e raporteve në familjen Fury.

“Marrëdhënia ime me Tyson është e shkatërruar. Boksi e shkatërroi plotësisht. Po e them para kameras. S’i kam marrë kurrë 10 paund në jetën time dhe as që e çoj nëpërmend ta bëj diçka të tillë”, u shpreh për Playbook Boxing, John Fury.

Sipas babait të kampionit në boks, stili i jetesës ka ndikuar shumë dhe pavarësisht këshillave që ai i ka dhënë, djali i tij vazhdon t’i injorojë. Madje ai shton, se dueli me Deontay Wilder i ka shkaktuar Tyson pasoja të parikuperueshme.  

“Ndeshja me Deontay Wilder e shkatërroi. Aty mori fund plotësisht. Vuri në rrezik gjithçka, madje dhe jetën e vetë. Ky është mentaliteti që kishte, të rrezikonte gjithçka në ring”, përfundoi Fury.

Poll

Lexo gjithashtu