Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

E TURPSHME/ Pamje të RËNDA nga Serbia! Dueli i “kick-box” kthehet në arenë lufte, tifozët dhunojnë me grushte e shqelma sportistin grek (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
E TURPSHME/ Pamje të RËNDA nga Serbia! Dueli i “kick-box”
Pamje nga ngjarja

Tensione dhe skena kaotike janë shënuar në Serbi pas përfundimit të një ndeshjeje "kick-box" për titullin botëror profesionist të WKU në kategorinë 67 kg.

Dueli mes Yiannis Tsoukalas dhe Vahid Kitsara, i cili u zhvillua në Novi Pazar, u mbyll me përleshje brenda dhe jashtë ringut.

Menjëherë pas ndeshjes, persona nga ekipi i sportistit vendas hynë në ring dhe sulmuan "kick box-erin" grek, duke shkaktuar kaos. Situata u përshkallëzua shpejt, ndërsa dhjetëra të pranishëm u përfshinë në një konflikt masiv.

Organizatorët nuk arritën të rivendosin rendin, ndërsa mediat lokale raportuan mungesë të theksuar të sigurisë në event. Yiannis Tsoukalas u dërgua në një spital në Beograd për kontrolle dhe pasi rezultoi pa dëmtime serioze, u kthye në Greqi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SPORTINJO (@sportinjo.rs)

Poll

Lexo gjithashtu