Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

HISTORIKE/ Kristian Prenga SFIDON kampionin e Botës, del data e përplasjes së madhe në ring me Anthony Joshuan

Shkruar nga NEWSPORT
HISTORIKE/ Kristian Prenga SFIDON kampionin e Botës, del data e
Kristian Prenga dhe Anthony Joshua

Për të gjithë ju që jeni duke pritur me padurimin që të fillojë Kupa e Botës, kemi një ndryshim “skenari”, pasi do t’iu njohim me një tjetër zhvillim të rëndësishëm që i përket “ringut” dhe ky jo një njoftim I zakonshëm.

Bëhet fjalë për kampionin shqiptar, Kristian Prenga, i cili do të masë forcat përballë Anthony Joshuas, një emër i madh i konfirmuar në arenën botërore dhe me një sërë medaljesh të arta të fituara.

Dyshja do të zbresë në ring më 25 korrik, me duelin që do të organizohet në Rijad të Arabisë Saudite. Një mundësi e artë për Prengën i cili do të ketë të gjithë “repertorët” me vete për të shkëlqyer dhe për të treguar se dhe sportistët shqiptarë janë të spikatur dhe dinë si të tregojnë muskujt dhe përballë emrave me peshë.

Sakaq, kjo për Joshuan është një rikthim pas aksidentit automobilistik ku vetë shpëtoi paç, por dy miqtë e tij ndërruan jetë tragjikisht.

Poll

Lexo gjithashtu