Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOKS

Grushtet e Prengës që lanë gjurmë, përtej humbjes në ring

Shkruar nga Ermal Spahiu
Grushtet e Prengës që lanë gjurmë, përtej humbjes
Anthony Joshua - Kristian Prenga

Me të drejtë, fituesi mban vulën e përhershme të lavdisë, në momentin që del fitimtar dhe i tregon botës se është aty, më i miri në qarkullim dhe askush s’e ndal dot në hapin që hedh. Kjo i ndodh pothuajse gjithkujt që ushqen ambicien drejt suksesit, që mbetet edhe trampolina më e madhe e karrierës për të kapur edhe fronin e madhështisë.

Padyshim, këtë e duan të gjithë, pasi do ishte gati surreale të thonim se ka nga ata që preferojnë zonën e komfortit, të qënit larg syve të skenës ku dritat “hovin” mbi ty… janë vërtetë një “përrallë” e bukur që pakkush mund ta besojë.

Ky skenar i ngjan thuajse në mënyrë identike, Kristian Prengës. Boksierit shqiptar i cili në të vetmen natë ku askush s’e përfilli, madje duke e etiketuar si kategori të lehtë për një kampion të shpallur në rangun botëror si Anthony Joshua. Të tilla paragjykime kanë ekzistuar dhe do vijojnë të jehojnë në veshët e atyre që i pranojnë si të mirëqena. Mirëpo, këtë as që e konsideroi mirditori ynë.

I rritur me sakrifica dhe kurrë s’e uli kokën para vështirësive, për t’u gdhendur në boksierin që sot po e lavdërojnë edhe “gojët” e botës.  S’ka si të ndodhë ndryshe, kur gjaku dhe djersa e shqiptarit thyejnë kufijtë e të pamundshmes dhe i tregojnë rivalëve të klasit A se në një betejë ku gjithçka mund të ndodhë, frika hidhet tutje, e në vend të saj, aktivizohet risku. Pikërisht, ai risk që i ka të dyja anët e medaljes, triumfin dhe leksionet.

Mirëpo, Prenga, shqiponja jonë kuqezi, i atakoi të dyja së bashku duke gërmëzuar përmes grushteve se di të lë gjurmë edhe kur nuk emri nuk i shpallet fitues. Sepse, lavdia e vërtetë, ashtu siç na është mësuar, “injektuar” dhe zhvilluar në identitet, është të nderojmë flamurin, t’i japim kuptimin që meriton dhe respektin që pritet.

Këtë e bëri britaniku Joshua, i cili në anën tjetër injoroi për një çast “delirin” dhe bëri bashkë dy flamujt, atë të origjinës së tij dhe atë të rivalit. E ku ka më mirë se sporti në vetvete të jap ato mesazhe që duhen dhënë.

Poll

Lexo gjithashtu