Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Malisheva shkruan historinë, Brdariç: Fitore krenarie ndaj Hibernian, por në Edinburg na pret një tjetër betejë

Shkruar nga NEWSPORT
Malisheva shkruan historinë, Brdariç: Fitore krenarie ndaj
Thomas Brdaric

Malisheva ka arritur një nga sukseset më të mëdha në historinë e saj në arenën evropiane, duke triumfuar me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë kundër Hibernian.

Trajneri i skuadrës, Thomas Brdariç, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke e cilësuar këtë fitore si një rezultat për të cilin klubi duhet të ndihet krenar. Ai theksoi se ky është arritja më e madhe e klubit në skenën evropiane deri më tani dhe një eksperiencë e vlefshme për rritjen e skuadrës.

Megjithatë, trajneri ka bërë thirrje për kujdes maksimal para ndeshjes së kthimit. “Pavarësisht kënaqësisë së fitores në shtëpi, Brdariç theksoi se asgjë nuk është vendosur ende. Skuadra pret një përballje krejtësisht ndryshe në Skoci, në një atmosferë unike dhe përballë një kundërshtari të motivuar për të përmbysur rezultatin. Për të arritur suksesin, trajneri kërkon analizë të kujdesshme të ndeshjes së parë, disiplinë taktike, si dhe gatishmëri fizike e mendore”, u shpreh trajneri.

Malisheva tashmë e ka zhvendosur fokusin e plotë drejt ndeshjes në Edinburg, duke synuar të vazhdojë shkrimin e historisë së klubit në arenën europine.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Thomas Brdaric (@thomasbrdaric)

Poll

Lexo gjithashtu