Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

ZYRTARE/ U largua nga Tirana, sulmuesi i talentuar firmos me kuqezinjtë e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U largua nga Tirana, sulmuesi i talentuar firmos me kuqezinjtë e
Donat Mehmeti

Donat Mehmeti është futbollisti më i ri i Drenicës. Sulmuesi 20-vjeçar vendosi që të largohej nga Tirana, për të nisur një aventurë të re me kuqezinjtë në Superligën e Kosovës.

Një transferim surprizë, ndërsa për vetë futbollistin ky është një rikthim, pasi karrierën e ka nisur te Llapi U19. Më tej, ai u bashkua me Besën e Kavajës në Shqipëri, për t’u rikthyer përsëri në Kosovë, e për të luajtur me 2Korrikun dhe Prishtinën, para se të firmoste me Tiranën.

Vlera e Mehmetit në “Transfermarkt” është 125 mijë euro. Ndërsa me klubin e ri, sulmuesi nga Podujeva ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC DRENICA (@fcdrenica1958)

Poll

Lexo gjithashtu