Kristi Qarri
Kristi Qarri është futbollisti më i ri i KF Vëllaznimit. Portieri 25-vjeçar i cili doli lojtar i lirë pas largimit nga Drenica, ka vendosur që të nisë një aventurë të re me ekipin kuqezi nga Gjakova.
Lajmi është bërë i ditur nga agjenti i lojtarit, i cili ka shpërndarë pamjet e Qarrit nga ambientet e klubit gjakovar. Kujtojmë se 25-vjeçari është një ish i Superiores, pasi në të shkuarën ka luajtur me Vllazninë.
Vlera aktuale e portierit në “Transfermarkt” është 125 mijë euro. Ndërsa vlen të theksohet, se Qarri ka edhe një ndeshje të luajtur me Kombëtaren shqiptare U20, në vitin 2019.
View this post on Instagram
Poll
