Lisian Thaçi
Talenti shqiptar nga Kosova, Lisian Thaçi ka firmosur kontratë me FC Bayern Global Academy. Ky është një program i gjigantëve të Bayern Munich për të “rekrutuar” në gjirin e tyre lojtar me potencial të madh.
17-vjeçari mban pozicionin e mesfushorit, ndërsa konsiderohet si një nga talentet e mëdha në tokën shqiptare.
Për Thaçin nga Peja e Kosovës, është moment që do t’i ndryshojë karrierën dhe jetën. Lojtarë shqiptar të Kosovës që po lënë “gjurmë” te Bayern janë në masë, ku spikasin Arijon Ibrahimovic apo Erblin Osmani.
Poll
