Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

VIDEO/Drita zhgënjen në fund, gjilanasit mbyllin aventurën e tyre në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/Drita zhgënjen në fund, gjilanasit mbyllin aventurën e tyre
Drita-Kauno Zalgiris

Merr fund aventura e klubit të Dritës në kualifikueset e Uefa Champions League. Gjilanasit u mundën me rezultatin 2-3 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë nga Kauno Zalgiris.

Ekipi lituanez arriti të shënonte i pari në minutën e 9-të ndërsa Drita u përgjigj në minutën e 20-të duke barazuar shifrat me anë të Igball Jasharit. Në pjesën e dyrtë të takimit Drita arriti të dyfishojë shifrat në minutën 53-të me anë të Arb Manaj.

Por miqtë nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin në minutën e 82-të dhe të kalonin në avantazh në minutën e 94-të me 11 metërsh duke fituar dhe përballjen. Kauno Zalgiris avancon në ranundin tjetër të Uefa Champion League.

Goli i Vykintas Slivka (Drita 0-1 Kauno Zalgiris)

Goli i Igball Jashit (Drita 1-1 Kauno Zalgiris)

Goli i Arb Manaj (Drita 2-1 Kauno Zalgiris)

Goli i Vykintas Slivka (Drita 2-2 Kauno Zalgiris)

Goli i Amine Benchaib (Drita 2-3 Kauno Zalgiris)

Poll

Lexo gjithashtu