Ardit Nika
Klubi i Ballkanit nuk e ndal ritmin me përforcimet, pak ditë para sfidës së parë europiane ndaj uellsianëve të Connah's Quay Nomads që do të luhet më 8 korrik.
Së fundmi, klubi i Superligës ka zyrtarizuar afrimin e portierit Ardit Nika, i cili vjen në një moment të rëndësishëm për t'ia shtuar vlerat kësaj skuadre me pretendime për të bërë mirë në kualifikueset e Conference League.
28-vjeçari i bashkohet skuadrës pas eksperiencës së fundit tek Prishtina ku ka fituar tre tituj si kampionatin, Kupën dhe Superkupën. Më herët te Ballkani u zyrtarizua po ashtu edhe mbrojtësi afrikan Abou Dosso.
Poll
