Futbollistët e Partizanit në stërvitje
Florin Bratu ka nisur menjëherë nga puna me Partizanin, pasi mori "frerët" e klubit me prezantimin si trajneri i ri i të kuqve për sezonin e ardhshëm.
Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, rumuni është përpjekur të merret me grupin aktual të futbollistëve, të cilët kanë marrë "sinjalet" e para taktike nga 46-vjeçari.
Bratu shihet si një afrim me potencial në pankinë dhe nisur edhe nga deklaratat e dhëna pasi u prezantua si i kuq, dha idenë se ky Partizan do të luftojë maksimalisht për t'u shpallur kampion të Shqipërisë për edicionin e ri 2026/27.
Së bashku me të, klubi njoftoi edhe stafin teknik që do të ndihmojnë trajnerin në realizimin e objektivave sezonalë.
Poll

