Dejvi Bregu
Dejvi Bregu ka marrë vendimin për hapin e tij të radhës në karrierë. Burimet për "Newsport.al" raportojnë se sulmuesi do të bëhet pjesë e klubit nga Riadi, i cili militon në kampionatin arab.
Në këtë mënyrë, për 30-vjeçarin bie pista e një kalimi të mundshëm pranë Teutës së Edlir Tetovës, duke zgjedhur që të largohet nga Shqipëria për t'iu drejtuar Arabisë.
Më herët, Bregu ka qenë pjesë e klubit durrsak në sezonin 2020/21, ndërsa ka veshur po ashtu edhe fanellën e Skënderbeut, Flamurtarit, Luftëtarit, si dhe ekipeve nga Turqia, Boluspor dhe Umraniyespor. Tek Dinamo, ai erdhi pas eksperiencës në Poloni me ekipin e Wisla Krakow. /Nikoll RAJTA/
Poll
