Florin Bratu u prezantua ditën e sotme si trajneri i ri i Partizanit. Ndërsa vetë 46-vjeçari rumun, ka thënë fjalët e para pas takimit me lojtarët, duke premtuar që do të japë maksimumin për t’u shpallur kampionë sezonin e ardhshëm.
“Së pari përshëndetje të gjithëve. Falënderoj presidentin, të gjithë bordin dhe një përshëndetje të veçante për tifozët e Partizanit. Jam krenar që jam këtu dhe i lumtur sepse Partizani është nga klubet më të mëdha të futbollit shqiptar.
Kam ardhur këtu me shumë eksperiencë, dua të ndërtoj diçka speciale me këtë skuadër. E di shumë mirë që nuk do të jetë e lehtë se është klub ku të gjithë kërkojnë rezultate më të mira. Unë do të jap maksimumin që në fund të këtij sezoni të jemi kampionë”, ka thënë Bratu.
