Së fundmi, klubi i Dinamos ka zyrtarziuar në rrjetet sociale afrimin e mbrojtësit të majtë Erion Hoxhallari. Pasi i skadoi kontrata me Pol. Warsaë në Poloni, 30-vjeçari ka vendosur të rikthehet në Shqipëri dhe të luaj me “blutë” e kryeqytetit.
Hoxhallari ka dalë nga akademia e Tiranës dhe ka fituar gjithçka me bardheblutë, nga Superiorja, te Kupa e Superkupa e Shqipërisë, ndërsa ka qenë shok ekipi për disa sezone me Ernest Muçin. “Erion Hoxhallari është lojtari më i ri i FC Dinamo
Klubi blu mirëpret një mbrojtës me përvojë në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Me eksperiencën e fituar në Superligë dhe në kampionatin polak së fundi, Hoxhallari i bashkohet Dinamos për të sjellë siguri dhe cilësi në repartin difensiv.
Firma me mbrojtësin e njohur, i grumbulluar më parë edhe nga Kombëtarja kuqezi, është lëvizja e radhës e rëndësishme nga presidenti Adrian Bardhi për një skuadër gjithmonë e më të fortë.
Hoxhallari ka firmosur kontratën me 18 herë kampionët e vendit dhe i është bashkuar në stërvitje skuadrës sonë, duke u vënë nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja. Mirë se erdhe, Erion”, shkruan klubi i Dinamos.
