Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Çmenduri mes Miamit! Messi dhe një autogol “zgjidhin” kualifikimin e Argjentinës mes “show” të 5 golave përballë debutuesve të Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Çmenduri mes Miamit! Messi dhe një autogol
Argjentina

Një dramë e vërtetë ka rezultuar sfida mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër, zhvilluar në Miami. Sfida përfundoi në favor të "Albicelesteve" me rezultatin 3-2.

Janë dashur shtesat për të caktuar fituesin, pas një thrilleri që zgjati plot 120 minuta. Fillimisht ishte Leo Messi që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 29-të, përpara se Duarta t'i befasonte të gjithë me golin e barazimit në fraksionin e pjesës së dytë në të 59-tën minutë.

Emocionet vijuan përtej kohës së rregullt, kur Lisandro Martinez solli sërish epërsinë në të 92-tën, por për debutuesit, kishte vend për surpriza. Një supergol i shënuar nga Lopes Cabral i ngriti të gjithë në peshë për të kthyer sërish ekuilibrat.

Megjithatë, hovi i debutuesve historikë të këtij Botërori u ndal nga një autogol i Borges në minutën e 111-tën, përcaktues për kualifikimin e Argjentinës.

Me këto shifra, kampionët në fuqi avancojnë më tej dhe në raundin e 1/16-tave do të masin forcat përballë Egjiptit. Në anën tjetër, rrugëtimi "përrallor" i Kepit të Gjelbër mbyllet këtu.

 

GOLAT

Goli i Messit (Argjentinë 1-0 Kepi i Gjelbër)

Goli i Duarte (Argjentinë 1-1 Kepi i Gjelbër)

Goli i Martinez (Argjentinë 2-1 Kepi i Gjebër)

Goli i Lopez Cabral (Argjentinë 2-2 Kepi i Gjelbër)

Autogoli i Borges (Argjentinë 3-2 Kepi i Gjelbër)

Poll

Lexo gjithashtu