Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

Brazili merr frymë lirisht, Raphinha rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Norvegjinë

Shkruar nga NEWSPORT
Brazili merr frymë lirisht, Raphinha rikthehet në stërvitje para
Raphinha

Sulmuesi Raphinha është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të grupit, duke habitur stafin mjekësor me shpejtësinë e rikuperimit.Raphinha u detyrua të ndërpriste pjesëmarrjen në grup pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e dytë kundër Haitit.

Pas dy javësh jashtë fushave, ku iu nënshtrua seancave intensive të fizioterapisë dhe stërvitjeve individuale sulmuesi është rikthyer në fushë.

Pavarësisht rikthimit, stafi teknik i Brazilit do të tregohet tepër i kujdesshëm. Raphinha nuk po e zhvillon ende seancën e plotë stërvitore. Ashtu si në rastin e Neymarit, ai po merr pjesë vetëm në fazën e nxemjes dhe disa ushtrime aktivizimi. Burime pranë ekipit bëjnë me dije se aktivizimi i tij ndaj Norvegjisë është pothuajse i përjashtuar, përveç rasteve të emergjencës ekstreme.

Poll

Lexo gjithashtu