Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

VIDEO/ Cristiano Ronaldo e nisi, dyshja e Milanit përmbysën! Portugalia eliminon Kroacinë nga Botërori dhe e pret “ferri” në ndeshjen e ardhshme

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Cristiano Ronaldo e nisi, dyshja e Milanit përmbysën!
Cristiano Ronaldo

Portugalia ka fituar përballë Kroacisë, në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/32-ave të Botërorit 2026. Sfida e zhvilluar në stadiumin “BMO Field” në Toronto, përfundoi me shifrat 2-1.

Në fakt, ishin kroatët që shënuan të parët, me anë të Ivan Perisic në minutën e 53-të. Ndërsa Cristiano Ronaldo riktheheu baraspeshën me anë të një penalltie, në të 68-tën. Kur u mendua se gjithçka do të shkonte në shtesë, Leao dha një pasim perfekt për Goncalo Ramos, me këtë të fundit që çoi topin në rrjetë në minutën e 94-t.

Kështu, Portugalia kap 1/16-at e Kupës së Botës, ndërsa Luka Modric mbyll aventurën me Kroacinë me eliminim më herët se ç’ka pritej. Në raundin tjetër, Portugalia do të përballet me Spanjën, më 6 korrik prej orës 21:00.

(KLIKO KËTU: Portugali - Kroaci)

Poll

Lexo gjithashtu