Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

"Makthi" i Brazilit në Kupën e Botës, Norvegjia kërkon të vazhdojë dominimin historik

Shkruar nga NEWSPORT
"Makthi" i Brazilit në Kupën e Botës, Norvegjia
Kombëtarja e Brazilit

Në prag të ndeshjes së rëndësishme në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026, një statistikë befasuese ka marrë vëmendjen e të gjithë tifozëve të futbollit në botë. Norvegjia është një nga "makthet" më të mëdha për Brazilin, pasi këta të fundit nuk kanë arritur kurrë të mposhtin norvegjezët në përballjet mes tyre.

Kjo e këtij botërori do të jetë ndeshja e pestë mes Brazilit dhe Norvegjisë. Në një nga rastet kur Brazili u përball me Norvegjinë ka qenë në Botërorin e 1998. Në atë kohë skuadrat luajtën në fazën e grupeve me Norvegjinë që fitoi 2-1, por Seleçao gjithësesi arriti deri në finale ku u mposht nga Franca. Në botërorët e fundit, Brazili nuk ka pasur bilanc pozitiv me skuadrat evropiane. Në 5 edicionet e fundit Brazili është eliminuar nga Franca, Holanda, Gjermania, Belgjika dhe Kroacia.

Këto statistika kanë shtuar presionin te "Seleçao", të cilët gjenden përballë një sfide historike. Përballja e radhës në Kupën e Botës 2026 kthehet kështu në një ndeshje me rëndësi jetike, ku Brazili kërkon të thyejë mallkimin, ndërsa Norvegjia synon të vazhdojë serinë e saj pozitive.

Poll

Lexo gjithashtu