Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTËRORI 2026

DALIN PAMJET/ Presidenti i FIFA-s lë nam pas eliminimit të Holandës nga Botërori, goli i yllit Saibari bën me “dhimbje koke” Gianni Infantinon

Shkruar nga NEWSPORT
DALIN PAMJET/ Presidenti i FIFA-s lë nam pas eliminimit të
Gianni Infantino dhe goli i shënuar nga Ismael Saibari përballë Holandës

Një zhgënjim i madh mund të quhet eliminimi i Holandës nga Kupa e Botës. “Tulipanët” u mposhtën nga Maroku në sajë të “ruletës ruse”, duke i thënë fund këtij rrugëtimi që solli dhe pasojën e parë, dorëheqjen e trajnerit Ronald Koeman.

Megjithatë, duket se nga ky “turp” i holandezëve, ka patur një reagim të çuditshëm nga Gianni Infantino, i cili mban dhe statusin e presidentit të FIFA-s, institucionit më të rëndësishëm të futbollit botëror e njëkohësisht, organizues i kësaj ngjarjeje.

Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, kreu i shtëpisë më të madhe të futbollit ka mbetur i befasuar nga goli i shënuar nga Ismael Saibarit, yllit të Marokut që rezultoi dhe deçiziv për kualifikimin e kombëtares afrikane.

@aljazeeraenglish This clip of #FIFA president Gianni Infantino reacting to #Morocco knocking the #Netherlands out of the World Cup is prompting discussion online. . What do you think his response meant? . #News #Football #FIFAworldcup26 ♬ original sound - Al Jazeera English
Poll

Lexo gjithashtu