Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

UEFA “çliron” futbollistët me vendimin e fundit, rregulli i pazakontë i kartonit të kuq nuk vlen pas Botërorit

Shkruar nga NEWSPORT
UEFA “çliron” futbollistët me vendimin e fundit,
UEFA

Nëse në Kupën e Botës, kemi parë shumë risi, përfshi këtu dhe kartonët e kuq për shkak të “mbulimit të gojës”, rregulli ky më i ri i FIFA-s, frymëzuar nga “ligji Prestianni”, kjo nuk pritet të ndodhë edhe në kompeticionet që organizon UEFA, si Champions League, Europa League dhe Conference League.

Kështu raporton “The Athletic”, media britanike që shkruan se trupi që organizon ngjarjet më të rëndësishme europiane ka vendosur të mos ndjekë të njëjtën linjë, ndaj dhe futbollistët që do të luajnë me klubet respektive në fushë nuk do të ndikohen nga ky rregull i pazakontë.

Kujtojmë se në Botërorin 2026 që po mbahet aktualisht, dy lojtarët që e kanë pësuar nga ky sistem ndëshkimesh ishin Miguel Amorim i Paraguait dhe Piero Hincapie i Ekuadorit.

Poll

Lexo gjithashtu