Sergi Altimira & Gavi
Sergi Altimira është futbollisti më i ri i Sporting Lisbonës. Mesfushori 24-vjeçar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Real Betis, për të nisur një rrugëtim të ri në futbollin portugez.
Me klubin e ri, spanjolli ka firmosur kontratë 5-vjeçare, pra të vlefshme deri në verën e vitit 2031. Ndërkohë që për të siguruar shërbimet e tij, Sportingu ka shpenzuar 18 milionë euro.
Altimira e ka nisur karrierën e tij te Barcelona, duke u aktivizuar deri tek ekipi U18. Ndërsa më vonë, mesfushori ka luajtur me ekipe si Sabadell, Granollers, Getafe dhe së fundmi Real Betis.
View this post on Instagram
Poll
